Këngëtarja e famshme Dolly Parton ka deklaruar se pandemia e koronavirusit është një mësim nga Zoti. Ikona e muzikës amerikane ndau një video të bërë në shtëpinë e saj ku këndon dhe njëherësh flet për virusin që tashmë ka mbërthyer të gjithë botën.

“Epo përshëndetje. Ky virus na ka frikësuar të gjithëve”, shprehet Parton në videon e saj dedikuar COVID-19. Dolly ka theksuar gjithashtu se virusi i ka bërë njerëzit të duhen më shumë e të shihen më shumë më njeri-tjetrin se dikur.

Gjatë kësaj periudhe karantine Parton i ka bërë thirrje fansave që të jenë më shumë optimisë pavarësisht negativitetit dhe frikës që pandemia ka krijuar në të gjithë botën.

Mesazhi i këngëtares u prit shumë mirë nga fansat, të cilët e vlerësuan atë për energjinë dhe pozitivitetin.

Klan Plus