Kërkohej nga drejtësia italiane, 44-vjeçari nuk i shpëton policisë shqiptare


Kërkohej nga drejtësia italiane, 44-vjeçari nuk i shpëton policisë shqiptare

09:02 13/08/2020

Policia Kufitare në Muriqan të Shkodrës ka arritur të vendosë në pranga një person që kërkohej për llogari të drejtësisë italiane. Mësohet se është arrestuar Elton Isufi alias Mateo Meto. Ai po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, por nuk i ka shpëtuar “syrit” të efektivëve në Shkodër.

“Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ai është dënuar në vitin 2014 nga Gjykata e Apelit në Bari për “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian. Për këtë dënim, 44-vjeçari duhet të vuajë 11 vite burg.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij personi në Itali./tvklan.al




Të ngjashme