Kili po përgatitet në Itali për miqësoren e 22 Marsit me Shqipërinë në Parma. Ky do të jetë edhe debutimi për trajnerin argjentinas Ricardo Gareca, i cili ka një përvojë të gjatë me klube në disa vende të Amerikës së Jugut dhe te përfaqësuesja e Perusë që e shpalli nënkampione e Copa America në 2019.

“Mezi pres të zbres në fushë bashkë me djemtë. Të punojmë dhe të jemi të përqendruar. Lojtarët kanë besim dhe unë kam besim tek ata”, tha Ricardo Gareca, trajner i Kilit.

Ricardo Gareca ka zëvendësuar 4 lojtarë nga lista fillestare për shkak dëmtimesh mes tyre. Ai thirri edhe Ben Brerenton për të cilin tha se nuk e afroi fillimisht për shkak se nuk flet mirë spanjisht.

Grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë vetëm të mërkurën. Gareca kërkon mbështetjen e tifozëve.

“Kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve që të vijnë në stadium sëbashku me familjen”, tha Gareca.

Në Itali sipas të dhënave zyrtare janë rreth 3200 kilianë, ndërsa vetëm në krahinën e Emilia-Romagna jetojnë më shumë se 57 mijë shqiptarë. Kuqezinjtë presin një mbështetje të madhe të tifozerisë në stadiumin Ennio Tardini.

Tv Klan