Kim i jep fund spekulimeve: Rama më ka theksuar se Doshi nuk do të ketë rol në qeveri



Kim i jep fund spekulimeve: Rama më ka theksuar se Doshi nuk do të ketë rol në qeveri

16:52 11/02/2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri disa ditë më parë në lidhje me ndalimin për kandidim në zgjedhjet e ardhshme të Tom Doshit.

Këtë të enjte, ambasadorja thotë se kryeministri Edi Rama i ka kujtuar që e ka përjashtuar Doshin nga Partia Socialiste. Po ashtu ajo thotë se ka marrë garancinë nga Rama se Doshi nuk do të jetë pjesë e asnjë lloj qeverie që tij.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi një mirëkuptim mbi atë çka nënkupton ky vendim (shpallja non grata). Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person (Tom Doshin) nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, shkruante Kim.

Ambasadorja Yuri Kim dhe Kryeministri Edi Rama

Më 8 Prill, ambasadorja amerikane përsëriti edhe njëherë thirrjen që kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër. Në një postim në Twitter, ajo kujtonte shpalljen “non grata” të Tom Doshit dhe thoshte se shqiptarët më shumë se sa kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore në Shqipëri përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq”, shkruante Kim.

Tom Doshi

Shpallja “non grata” e Tom Doshit nga autoritetet amerikane u bë për shkak se ai dyshohet të jetë përfshirë në afera të mëdha korruptive.

Në vendimin e DASH thuhej se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të afërt i ndalohet hyrja në SHBA”./tvklan.al







Të ngjashme