Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër për herë të parë! Lajmin e ka bërë publik moderatorja përmes një postimi në profilin e saj. Ajo ka zbuluar edhe disa detaje nga ardhja në jetë e vogëlushit.

Fillimisht, ajo ka zbuluar emrin e të birit, Krid!

Klea ka bërë lindje natyrale me epidural dhe tregon se është eksperienca më e bukur e jetës së saj.

“E paç jetën të gjatë e të lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojmë për ty. Por mbi të gjitha faleminderit ty Elgit Doda, dashuria e jetës time, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them më dot me fjalë,” shkruan Klea Huta. /tvklan.al