Robert Berisha ka qenë i ftuar në spektaklin “Talk Love Story” në Tv Klan. Prezenca e tij në studio i ka emocionuar të gjithë, por në veçanti Kleonën.

Ajo është ngritur në një moment të spektaklit me lejen e Eni Shehut për të puthur Robert Berishën.

Eni Shehu: Shko puthe njëherë të heqësh gjithë merakun.

Kleona: Ku ta puth?

Eni Shehu: Puthe ku të duash vetëm qetësohu.

Kleona: Se di a më pranon apo jo?

Robert Berisha: Ku të duash zemër…

Kleona e ka puthur në buzë dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, por edhe nga konkurrentët e tjerë. /tvklan.al