Me rastin e 125-vjetorit të lindjes së gjeologut dhe inxhinierit të naftës Prof. Stanislav Zuber, Kontrolli i Lartë i Shtetit, organizoi një simpozium shkencor.

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj theksoi se Shqipëria pati rastin fatlum të përfitonte nga kontributi i jashtëzakonshëm shkencor 20-vjeçar i Prof. Stanislav Zuber-it. Ai i la trashëgim Arkivit Qendror të Gjeologjisë dhe Institutit të Naftës 551 punime dhe bocete shkencore. Prof. Zuber është hartuesi i hartave tektonike, gjeologjike dhe minerale të Shqipërisë.

Zv-Presidenti i NIK, Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë nënvizoi rëndësinë që ka për institucionin që ai përfaqëson dhe për mbarë shoqërinë njohja në detaje e veprës dhe kontributit të intelektualëve të shquar, si polakë ashtu edhe të vendeve mike dhe partnere me Poloninë, sikurse është Shqipëria dhe institucioni i auditimit suprem publik i saj, Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Tv Klan