Silvinjo: E vështirë por nuk kemi frikë. Ndeshja transmetohet në Klan 

Kombëtarja Shqiptare luan sot në mbrëmje kundër Polonisë në Varshavë. Sfida e cila është e vlefshme për “Euro 2024”, pritet të vendosë në provë skuadrën e drejuar nga trajneri Silvinjo.

Para ndeshjes, ai u shpreh se gjendja e skuadrës është optimiste, ndërsa tha se Uzuni dhe Abrashi nuk kanë asnjë shqetësim. Ai e cilësoi sfidën të vështirë por tha se nuk kanë frikë nga kundërshtari.

Për trajnerin, të gjithë futbollistët janë gati dhe se “iu hanë këmbët” për të luajtur. Ndeshja që luhet sot në orën 20:45 transmetohet për të gjithë shqiptarët në televizionin Klan.

Tv Klan