Komisionerët e KZAZ-së 47 në Elbasan i kanë kërkuar policisë të ndërhyjë për të mbajtur rendin dhe qetësinë.

Gazetari Fatos Salliu, raporton për Klan News se komisionerët ndihen të kërcënuar. Madje në ambientet e KZAZ-së ka ardhur edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, i cili ka njoftuar të gjithë të pranishmit që të nëse nuk janë të pajisur me vërtetimin përkatës të lënë ambientet ku po numërohen votat.

“Në këto momente policia është duke verifikuar të gjithë personat që ndodhen në këtë ambient. Është kërkuar që të gjithë personat e tjerë që janë prezentë, të mbajën maska dhe të respektojnë rregullat anti covid”, raporton nga Elbasani gazetari Salliu./tvklan.al