Lajme Arkiva 2003

Komisioni anti-Rama është përfshirë në një nga debatet më të ashpra të zhvilluara ndonjëherë në Parlamentin shqiptar. Paraqitja e dy dosjeve nga ana e opozitës, për sponsorizimin e Shën Valentimit 2001 nga Bashkia e Tiranës dhe rrugës “Bajram Curri”, është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga protestat e socialistëve sipas të cilëve kjo procedurë ishte anti ligjore.

Sokol Olldashi: Sipas pretendimit të parave të paguara nga Bashkia e Tiranës, rezulton se kjo rrugë ka trotuar nga të dy krahët. Në qoftë se ndonjëri shikon trotuar këtu të na e thotë.

Bardhyl Agasi: Kjo është një rrugë shumë e bukur në krahasim me ato që s’keni bërë fare ju.

Sokol Olldashi: Ka dy rrugë “Bajram Curri në Tiranë”, ka një bulevard ‘Bajram Curri”, ka dhe një rrugë ‘Bajram Curri.

Ndre Legisi: Zoti Olldashi, duhet ta paraqesim këtu para medias. E keni këtë dokument që unë do t’ia jap medias? Këtë dokument e keni për rrugën “Bajram Curri”?

Sokol Olldashi: Cilin dokument?

Ndre Legisi: Ja ky dokumenti është një relacion mbi punimet e kryera në objektin sistemim asfaltim të rrugës dhe rehabilitim i rrjetit të ujësjellësit dhe ndriçimit në rrugën dhe trotuaret e segmentit “Bajram Curri” Tiranë.

Sokol Olldashi: Ne kemi të gjitha dokumentet që na ka vënë në dispozicion bashkia.

Ndre Legisi: E keni atëherë ju lutem shumë, në qoftë se ju zoti Olldashi doni të abuzoni m median  dhe të vërtetën e keni shumë gabim. Ju zotëri vetëm me këtë dokument, me aq sa dëgjova unë, vetëm me këtë dokument ju dilni një mashtrues ordiner. Këtu tregon të gjitha shkaqet se pse është bërë ajo rrugë me njërin trotuar.

Në protestë e sipër disa nga komisionerët socialsit kanë dalë na salla, por pas pak minutash kanë hyrë përsëri ku kanë shkëmbyer replika të forta dhe kanë ndaluar bllokimin e komisionit nëse opozita do të vazhdojë sipas tyre të shkel ligjet për komisionet hetimore.

Bardhyl Agasi: Këtë komision e bllokoni ju sepse trembeni nga figura e Edi Ramës, i cili do të jetë kryetar bashkie, sepse s’keni një figurë ti dilni përball dhe të gjitha këto janë shpifje që bëni ju zoti Olldashi. Unë nuk kam kohë të lexoj lloj-lloj shpifjesh e mashtrimesh që bëni ju këtu. Unë po ju them publikisht këtu, zoti Olldashi ju po abuzoni  me detyrën e kryetarit të komisionit./tvklan.al