Konfindustria: Bizneset në kufijtë e mbijetesës

Konfindustria: Bizneset në kufijtë e mbijetesës

17:45 30/03/2020

Kërkesa për t’u ndihmuar të gjithë të mbyllurit

Bizneset kërkojnë që qeveria të mos kategorizojë përfituesit e paketës ekonomike në të mëdhenj e të vegjël, por të bëjë një ndarje të sipërmarrjeve të mbyllura me ligj, të atyre që janë prekur nga situata e Covid-19 dhe të atyre që punojnë.

Në një intervistë me Skype, administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku thotë se ndihma duhet të vijë për të gjithë, pasi situata e tyre vetëm po përkeqësohet.

Buxhuku thotë se jo të gjitha kategoritë janë prekur nga kriza, biznesi ushqimor, farmaceutik dhe ai i telekomunikacionit përkundrazi kanë shënuar rritje në këtë periudhë, por për pjesën tjetër çdo orë është jetike dhe rrezikon mbijetesën në treg.

Ditët e para bizneset kanë patur probleme edhe me pjesën e importeve dhe eksporteve për shkak të rregullave të karantinimit të transportuesve, shqetësim ky që tashmë është zgjidhur, ndërsa kompanitë kanë arritur të grumbullojnë rezerva të mëdha malli.

Konfindustira kërkon që qeveria duhet patjetër të pezullojë ose përjashtojë nga taksat të gjithë tatimpaguesit që nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetin në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo