Konfindustria: Masat e ashpra i kushtuan ekonomisë 400 mln $


Konfindustria: Masat e ashpra i kushtuan ekonomisë 400 mln $

16:40 10/05/2020

“Fatura shkon në 2 mld $ nëse llogaritet informaliteti”

Dëmi i pandemisë së Covid-19 në ekonominë shqiptare llogaritet nga institucionet financiare të jetë afërsisht 1.2 miliard dollarë, ndërsa Konfederata e Industrive Shqiptare vlerëson se nëse i shtohet edhe efekti i ekonomisë jo-formale, fatura për dy muajt mars dhe prill arrin në 2 miliard dollarë.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thotë se në bazë të analizës ekonometrike që ajo ka bërë, rezulton se marrja e masave bllokuese ekstreme dhe jo në raport me situatën reale të përhapjes së pandemisë, i ka kushtuar ekonomisë 400 milion dollarë.

Nëse masat do të ishin bërë në mënyrë më të butë dhe në përgjigje të situatës reale, fatura e dëmit ekonomik do të ishte më e ulët, thotë kjo shoqatë biznesi, ndërsa bën thirrje për kthimin në normalitet të lëvizjes së qytetarëve dhe hapjes së bizneseve.

Tv Klan




Të ngjashme