Spanjolli Serhi Shan dhe Majda Xhon Piter nga Sudani i Jugut janë fituesit e këtij viti të konkursit botërorë të Modelëve Elitarë. Është fjala për një konkurs të rrallë që jep kurorë çdo vit për modelin dhe modelen më të bukur.

30 modelë, vajza dhe djem, morën pjesë në finalen e këtij viti që përbën edicionin e 39 të konkursit që u zhvillua në Pragë pas 2 vitesh ndërprerje si pasojë e pandemisë.

Pjesëmarrësit janë të rinj, por jo vetëm, nga vende të ndryshme të botës, kryesisht studentë të apasionuar pas karrierës në fushën e modelimit dhe që ky konkurs u jep mundësi të fitojnë famë për të vazhduar më tej rrugëtimin e tyre.

Fiziku tepër fin dhe veshjet e modeleve më bashkëkohore shoqëruan gjithë paradën e finales së këtij viti në kryeqytetin çek.

Tv Klan