Policia e Elbasanit ka nisur një aksion ku po zhvillon disa kontrolle blic në lagjen “Skënderbej” aty ku disa ditë më parë u vra Everest Çaka. Klan News raporton se si pasojë e kontrolleve është shoqëruar në komisariat një person.

41-vjeçari u ekzekutua më 11 Maj në Elbasan, në prani të bashkëshortes. Autorët i prenë rrugën dhe e qëlluan Çakën brenda në makinë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij, e cila mori një plagë në dorë dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Autorët e atentatit duket se kishin studiuar mirë situatën, pasi rruga që zgjodhën për të kryer atentatin ishte e pandriçuar dhe pa kamera sigurie, çka vështirëson zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al