Më shumë se 200 shkolla janë mbyllur sërish disa ditë pasi u rihapën në Korenë e Jugut.

Shkak është bërë një rritje në rastet ne koronavirus. 56 infektime të reja me Covid-19 u konfirmuan në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore janë alarmuar për shkak se kanë ndodhur në një zonë të populluar.

Shumica e tyre janë të lidhura me një qendër shpërndarjeje të një firme shumë të njohur. Sipas autoriteteve, kompania nuk ka respektuar siç duhet masat e kontrollit.

Ata zbuluan gjurmë të Covid-19 në këpucët dhe rrobat e punëtorëve. Kjo bëri që 251 shkolla në Bucheon të mbyllen pak pas rihapjes, ndërsa rinisja e shumë shkollave të tjerë është shtyrë.

Ekspertët kanë bërë thirrje që të forcohen më shumë masat e distancës sociale, për të paktën dy javët e ardhshme.

Në këtë mënyrë do të mbyllen parqet publike dhe muzetë në Seoul dhe qytetet që e rrethojnë, ndërsa bizneseve u është kërkuar që të jenë me fleksibël në oraret e punës.

Gjatë pandemisë Koreja e Jugut nuk ka vendosur kurrë karantinën. Në vend të kësaj, ata janë bazuar në masa agresive gjurmimi dhe testimi të rasteve./tvklan.al