Mbetet në fuqi ora policore nga mesnata në 05:00

Qytetarët e Kosovës vitin 2022 do ta presin nën masat  kufizuese kundër Covid-19. Pas ndërrimit të motmoteve, ata do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Sipas masave aktuale anti-Covid nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesin vlejnë qytetarët e kanë të kufizuar lirinë e lëvizjes”.

Çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë kundër COVID-19, apo certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin PCR negativ. Ndërkaq nga data 3 Janar e vitit 2020, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, do të vlejë vetëm certifikata e vaksinimit me dy doza të vaksinës. Qytetarët nuk janë ndarë të kënaqur me vitin që po lemë pas, kanë përmendur reduktimet e energjisë elektrike e papunësinë.

Por ministri i Financave ka thënë se vendi ka shënuar rritje rekorde të të hyrave ndonëse është përballur me tri kriza globale.

Sivjet kemi shënuar disa rekorde, të hyrat janë 2.2 miliardë euro, që tejkalojnë shifrat. 10 për qind fitim, një fakt që duhet theksuar është nga Dogana, kemi 2 miliardë euro në total. Për nëntë muaj kemi pasur një rritje reale”.

Ndonëse në krizë energjetikë në festën e fundvitit Kosova do të ketë furnizim të rregullt me energji falë ndihmës nga Shqipëria.

Tv Klan