StewartAktori i X-man Patrick Stewart ka mbyllur sifden e “Ice Bucket Challenge”, të njohur si sfida e “Kovës me Akull” e cila u përhapur menjëherë në të gjithë botën, e jo kudo la përshtypjen e saj të mirë.

E nisur në Amerikë, e më pas e përpapur në të gjitha shtetet, kjo mënyrë gazmore e bamirësisë, për të sëmurët me ALS u komentuar edhe negativisht, duke përfshirë këtu edhe Departamentin e Shtetit Amerikan i cili e mirëpriti nismën, por tërhoqi vërejtje ndaj figurave politike të vendit, se nuk ishte e hijshme që ata të shfaqnin videot duke u lagur me kovat me ujë e akull.

Nga ana tjetër shumë personazhe të famshëm, në të gjithë botën, madje edhe në vendin tonë preferuar vetëm të dorzonin një çek në emër të të sëmurëve me ALS dhe të mos hidhnin mbi trupin e tyre kovën me akull.

Në SHBA sfida e “Ice Bucket Challenge” është mbyllur dhe personi i fundit ishte aktori 74-vjeçar Patrick Stewart, i cili pasi firmosi çekun mbush një gotë me akull e shampanjë dhe bën gëzuar në emër të kësaj kauze.

 

 

tvklan.al