Ndërprerja e Vetting-ut për Adriatik Llallën, Kolegji do të vendosë të hënën



Ndërprerja e Vetting-ut për Adriatik Llallën, Kolegji do të vendosë të hënën

15:35 06/06/2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë të hënën nëse ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i duhej ndërprerë procesi i Vettingut. Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe në seancën e kësaj të mërkurë argumentoi se dorëheqja e ish-numrit një të akuzës nuk është bërë në formën ligjore të duhur.

Avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK. Sipas tij ligji është i qartë për këtë moment pasi nëse subjekti dorëhiqet procesi i Vettingut ndërpritet.

Adriatik Llalla pas përfundimit të mandatit hoqi dore nga e drejta e tij për tu emëruar gjyqtar në apel. KPK vendosi miratimin e kësaj kërkesë. Ndërsa pas këtij momenti Prokuroria nisi një hetim për ish-drejtuesin e akuzës për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Tv Klan







Të ngjashme