kerriSekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, ka mbërritur në Egjipt në vijim të turit të tij për krijimin e koalicionit kundër Shtetit Islamik që kontrollon territore të mëdha të Sirisë dhe Irakut.

Vizita e tij një ditë më parë në Turqi për të njëjtin qëllim ka rezultuar me refuzimin e Ankarasë që të lejojë përdorimin e bazave të saj ajrore për operacioni ushtrak kundër xhihadistëve.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara kanë mbështetjen e 10 vendeve arabe të Lindjes së Mesme, përfshi edhe Arabinë Sudite në këtë numër.

Kerri pritet që përveç lidershipit egjiptian, në Kajro të bisedojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe. Ndërkaq, Franca – e përfshirë gjithashtu në këtë process, lajmëroi, se të hënën do të drejtojë një forum ndërkombëtar bisedimesh për këtë qëllim.

Tv Klan