Burri vret gruan me sëpatë dhe var veten

Ka qenë e paimagjinueshme skena që gjeti pas kthimit në shtëpi ky 20-vjeçar në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.

Babai i tij kishte vrarë nënën me sëpatë më pas i kishte dhënë fund jetës në një pemë pranë shtëpisë. Krimi rëndë u krye nga 56-vjeçari Qemal Bici ndërsa viktima është 53-vjeçarja Minevere Bici. Ata kanë qenë të vetëm në banesë kur ka ndodhur ngjarja dhe motivet që e çuan 56-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt mbeten të paqarta.

Sapo dëgjuan zërin e djalit të mitur në banesë janë mbledhur banorë të fshatit të cilët kanë lajmëruar edhe policinë. Uniformat blu kanë marrë dëshmitë e para të familjarëve dhe fqinjëve në përpjekje për të zbardhur rrethanat.

Çifti kishte 4 fëmijë, 3 prej të cilëve jetojnë jashtë vendit. Burime në vendin e ngjarjes thanë se Qemal Bici njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Tv Klan