Swae Lee është kritikuar pasi u kërkoi ndjekësve të tij të mediave sociale të mos votonin për zëvendëspresidenten dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris në zgjedhjet e 2024.
31-vjeçari gjithashtu kritikoi administratën e Presidentit Joe Biden për dërgimin e miliona ndihmave në Ukrainë në luftën kundër Rusisë. Lee argumentoi se shuma e parave të dërguara në Ukrainë mund t’i ndihmonte më mirë qytetarët amerikanë.
Pesë herë i nominuari për Grammy mori reagime për opinionet e tij politike në internet. Disa ndjekës bënë të ditur se reperi po përhapte dezinformata ndërsa të tjerë i bënë thirrje të fokusoohej tek karriera e tij në muzikë dhe jo politika.
Sipas disa ndjekësve artisti nuk ka bërë asnjë këngë të suksesshme që pas hitit, “Sunflower” me reperin tjetër Post Malone.
Klan News