Prokurorët rusë kërkuan transferimin e tij në një burg të sigurisë së lartë

Kritiku i Kremlinit Alexei Navalny rrezikon të dënohet edhe me 13 vite të tjera burg. Prokurorët rusë i kërkuan gjykatës që ta transferojnë Navalny në një burg të sigurisë maksimale. 45-vjeçari përballet me akuzat për mashtrim dhe shpërfillje të akuzave të gjykatës.

Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vitesh e gjysmë në një burg në lindje të Moskës.

Ne kemi thënë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta mbajë Navalny në burg përgjithmonë. Dënimi i ardhshëm nuk ka të bëjë fare me ligjin“, shkroi në Twitter zëdhënësja, Kira Yarmysh.

Trembëdhjetë vite  për një çështje të sajuar, për ‘viktima’ të rreme dhe për dëshmitarë që dëshmojnë nën presion”, shkruan ajo, duke shtuar se do të ketë ende të paktën një seancë tjetër gjyqësore për çështjen përpara shpallet dënimi. Autoritetet ruse kanë goditur ashpër opozitën dhe shumë nga aleatët më të ngushtë të tij të cilët janë detyruar të largohen nga Rusia.

Ai i mbijetoi një sulmi me helm në vitin 2020 për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se është kryer nga Kremlini.

Klan News