Kryetari i Bashkisë së Laçit Bardhi Rica ka zgjedhur selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë për të denoncuar ministrin e shëndetësisë Mustafa Xhani se po përpiqet të manipulojë dosjen e të sëmurit nga Laçi që sipas familjarëve vdiq nga verdhëza. Deri tani thotë zoti Rica numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka shkuar në 137 dhe nuk ka asnjë mundësi për kurimin e tyre në spitalin e qytetit.

Bardhi Rica: Sot Ministri i Shëndetësisë, pas spitalit infektiv ku i ndieri ka dhënë jetë ka ardhur në spitalin e Laçit për të manipuluar dosjen sikur ky nuk ka vdekur nga verdhëza, por ka vdekur nga alkooli. Ky banor i Laçit me dhjetëra dhe qindra herë ka ardhur pranë bashkisë te unë për të siguruar ndihmën ekonomike apo ndonjë punë dhe e ka pasur të pamundur me 8 pjesëtarë të familjes që ai të pinte alkool.

Zoti Rica ka paraqitur edhe një gjendje katastrofike në bashkinë e Laçit ku papunësisë së lartë  i janë shtuar edhe kushtet e motit që e bëjnë më të rëndë gjendjen nga mungesa e dritave dhe ujit të pijshëm./tvklan.al