Kryeministri miliarder çek Andrej Babis pranon humbjen



Kryeministri miliarder çek Andrej Babis pranon humbjen

13:10 10/10/2021

Votuesit çek dëbojnë komunistët nga parlamenti për herë të parë që nga viti 1948

U duk se po fitonte ngushtë zgjedhjet parlamentare, por tani është zyrtare se, kryeministri miliarder çek Andrej Babis dhe partia e tij ANO kanë  humbur në garën për t’u rizgjedhur. Ai ka pranuar humbjen ndaj dy aleancave opozitare, që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare, pas dy ditësh votime.

Kjo është jeta, ne e kuptojmë dhe e pranojmë këtë”, tha 67-vjeçari pas publikimit të rezultateve të   plota. Nisur nga rezultatet e zgjedhjeve partia populiste e multimiliarderit ANO fitoi 27.1 për qind të votave dhe pritet të fitojë 72 ulëse në Dhomën e Deputetëve prej 200 ulësesh.

Pasi e uroi kundërshtarin e tij politik Petr Fiala për fitoren ai e akuzoi opozitën për “fushatë të shpifjeve”. Partitë opozitare  janë në të njëjtën linjë me shtetet kryesore të Bashkimit Evropian në   ndryshim nga Babis që është euroskeptik.

Votuesit çekë për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kanë lënë jashtë parlamentit komunistët. Partia Komuniste – paraardhësit e të cilës kishin udhëhequr me shtetin nga viti 1948 deri në Revolucionin e Kadifenjtë më 1989 që solli demokracinë – nuk mori 5 për qind të votave që kërkohen për të hyrë në parlament. Zgjedhjet në Çeki u mbajtën disa ditë pas zbulimit të Letrave të Pandorës, ku Babis ishte një nga personat e përfshirë në skandalet financiare.

Popullariteti i kryeministri 67-vjeçar Babis, u përball me kritika gjatë fushatës për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për rritjen e shpejtë të borxhit apo për përdorimin e detyrës zyrtare për interesat e biznesit të tij. Por ai i ka mohuar të   gjitha akuzat.

Klan News








Të ngjashme