Shqipëria është me sytë nga Perëndimi dhe është e orientuar drejt Bashkimit Europian. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një panel diskutimi në forumin sigurisë GLOBSEC 2024 që mbahet në Pragë.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria promovon paqen dhe dialogun në rajon, teksa shtoi se në disa vende të Ballkanit, popullariteti i presidentit rus është më i lartë se ai i presidentit amerikan.

Ndërsa në Shqipëri, deklaroi Rama, popullariteti i Putinit shkon deri në 1%.

Shqipëria është në anë të paqes, të dialogut dhe përparimit të përbashkët. Bindja jonë e fortë është që ne nuk duihet ta shohim të ardhmes me sytë e së shkuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen me pak problematike dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Ne kemi provomuar paqen e dialogun me të gjithë, ndërmorra nismën të vizitoja Serbinë 68 vjet pas vizitës së fundit atje. Ishte pikënisja e diçkaje tek e cila besoj shumë dhe Ballkanit Perëndimor sot është në pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nuk kemi qenë kurrë më mirë si Shqipëri e si shqiptarë. Nga ana tjetër, më duhet të them se nuk shoh ndonjë ndryshim të madh midis nesh dhe BE. Kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek të konsiderueshëm që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh dallim të madh. Kështu që do thoja ne kemi qenë përherë europianë, ne jemi europianë, kjo nuk është diçka që vendoset në Bruksel. Duke qenë perspektivën për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE, do thosha ne jemi vlerë e shtuar.

Nuk jemi eurokratë të mirë, ne jemi europianë por jemi shqiptarë. Pa rezervë duhet të bëhemi anëtarë të BE, pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO dhe jemi kundër agresionit rus në Ukrainë. Ne jemi një vend ku në përgjithësi është shumë e qartë se ku përkasim. Ndërkohë nuk vlen kjo për gjithë rajonin. Popullariteti i Putin në Shqipëri është nga 1 në 1 përqind e pak. Ndërkohë ka vende të rajonit ku Putini është më popullor se Joe Biden apo Kamala Harris. Çështja është si ta bëjmë bashkë këtë rajon dhe ta integrojmë plotësisht në BE”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al