Gjata: Gjendja shëndetësore është e mirë, del për pak ditë nga spitali

Në orët e para të mëngjesit të së Hënës, kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendecitit. Ndërhyrja u bë në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nën drejtimin e doktor Arben Gjatës, i cili në një deklaratë për mediat tregoi se si paraqitet gjendja shëndetësore e kryeministrit.

“Me ekipin që u mor me trajtimin e kryeministrit, plotësuam të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT, Është operuar rreth orës 2 të mëngjesit, gjendja post operatore është stabël, pa temperaturë. Ai mund të ecë vetë që sot. Kryeministri komunikon normalisht dhe është i qetë. Do japim informacione në vazhdim.”

Operacioni ka zgjatur rreth 1 orë dhe është kryer me laparoskopi. Kreu i qeverisë pritet të lërë brenda ditës spitalin. Mbetet për t’u parë se sa kohë do të qendrojë pushim, deri në rinisjen e fushatës.

Klan News