Mbreti Charles i Britanisë ka vallëzuar me anëtarët e Diasporës së Komonuelthit në Londër përpara vizitës së tij në Samoa, ku do të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Qeverive të Komonuelthit gjatë këtë muaji.

Freddie Tuilagi, një ish-lojtar profesionist regbi samoan teksa ftoi Mbretin dhe Mbretëreshën Camilla për të kënduar dhe kërcyer u shpreh:

“Ne jemi këtu për t’i dhënë pak alegri Mbretit, çfarë të presim në shtëpi, shumë vallëzime dhe shumë të qeshura.”

Dukesha e Edinburgut Sophie u pa gjithashtu duke folur me të pranishmit në festën në Pallatin e St James.

Takimi i ardhshëm nga 21-26 Tetor do të mirëpresë delegacione nga 56 vende nga Afrika, Karaibet dhe Amerika, Evropa, Azia dhe Paqësori të mblidhen në vendin pritës Samoa.

Klan News