Tajfuni “Krathon” goditi qytetin port të Kaohsiung në Tajvanin jugperëndimor duke sjellë shira dhe erëra të forta. Shumë pemë janë rrëzuar dhe rrugët janë përmbytur, duke bërë që të mbyllen shkolla ​​dhe biznese.

Dy persona raportohen të vdekur dhe mbi 200 janë plagosur. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

Të gjitha qytetet dhe qarqet në Tajvan janë mbyllur. Ministria e Brendshme tha se rreth 10,000 njerëz ishin evakuuar nga zonat e rrezikuara si masë paraprake. Ndërsa janë anuluar fluturimet e brendshme dhe të shumta ndërkombëtare. Deri tani raportohet se gati 23,000 familje në tre rajone janë prekur nga stuhia.

Më shumë se 40,000 ushtarë tajvanezë janë vendosur në gatishmëri në pjesë të ndryshme të ishullit për të ndihmuar në evakuimin dhe përpjekjet e shpëtimit të njerëzve në rast se ata mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Si fillim tajfuni goditi ishujt verior të Filipineve, ku katër persona humbën jetën dhe të paktën 5,000 u evakuuan. “Krathon” është tajfuni i dytë që përfshin Tajvanijn këtë vit, pasi tajfuni Gaemi goditi ishullin në Korrik, ku humbën jetën 11 njerëz.

Klan News