“Ku ka zë nuk është pa gjë”, Kejsi flet për debatin mes vajzave

Kejsi Zela


“Ku ka zë nuk është pa gjë”, Kejsi flet për debatin mes vajzave

19:46 16/12/2020

Puntata e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa garës për të rrëmbyer zemrën e Saimirit i’u shtuan edhe tre konkurrente të reja, teksa u larguan tre të tjera.

Drita dhe Kejda ishin dy të eliminuarat që nuk morën trëndafil nga 33-vjeçari, ndërkohë që Albana u tërhoq pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe të motrës, Albanës.

Një nga të eliminuarat e spektaklit, Kejsi, ka dhënë mendimet dhe opinionet e saj para se të niste nata e pestë.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Kejsi ka komentuar debatin që u krijua pas takimit të Enxhëllit, Suelës dhe Arjanës.

Ajo ka thënë se vajzat kanë pasur rezerva dhe inate të pashprehura me njëra-tjetrën, gjë që i ka çuar në një situatë tensioni.

“Më duket se vajzat kanë pasur shumë rezerva më njëra-tjetrën dhe kanë gjetur momentin specifik për të shpërthyer, gjë që mendoj se nuk është pritur mirë as nga publiku dhe as nga vajzat e tjera.

Gjërat që unë do të doja t’u thoja të gjitha vajzave është thjesht mbrojtja e integritetit të tyre. Domethënë nëse kanë inate me njëra-tjetrën të pashprehura, thjesht të ruajnë një llojë integriteti që kanë me njëra-tjetrën, mos të arrijnë në ofendime apo gjëra të tepërta.

Unë nuk kam qenë pjesë e debatit dhe jam shumë e lumtur që nuk kam qenë, por besoj se ku ka zë nuk është pa gjë. Vajzat duhet të jenë më të përmbajtura”, është shprehur Kejsi.

Ajo ka folur pak edhe për konkurrentet e reja, për të cilat ka thënë se Saimiri duhet tu japë më shumë kohë që t’i njohë.

“Unë mendoj që ai duhet tu japë më shumë kohë edhe vajzave të reja që t’i njohë pak edhe ato, mos bëjë siç bëri me mua.

Por nuk mendoj që do të kenë ndonjë mbështetje të madhe nga ana e Saimirit vetëm për faktin se janë të reja, por nëse do dinë ta rrëmbjenë situatën nga gocat e vjetra, atëherë besoj se do jenë mirë edhe me Saimirin”, theksoi Kejsi./tvklan.al






Të ngjashme