Për shumë vite i vetmi kujdes që shqiptarët i kushtonin vetes ishte gjimnastika e detyruar në shkolla dhe veshjet e posaçme për raste tepër të veçanta, kryesisht në dasma.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe larjen dhe tualetin e përditshëm, që në më të shumtën e rasteve ishte javor. Rreth viteve ’90 ndryshoi disi, por higjena personale vijoi të mbetet problematike.

Me hapjen e palestrave dhe qendrave estetike, femrat nisën të kujdeseshin më shumë për veten. Ky fenomen vijon të qëndrojë në qytetet e mëdha.

Rreth viteve 2000, shqiptarët nisën të aplikojnë dhe tendencat e fundit estetike si botoksi apo ndërhyrjet kirurgjikale. Megjithatë ende rrethi i persoanve që kujdesen për veten vijon të jetë i ngushtë.

20 vite pas ndryshimit të regjimit të larjes grafike çdo të shtunë, duket se shqiptarët kanë ende shumë rrugë për të bërë derisa të mund të barazohen me një stetas europian.

Higjena është ende një koncept i largët për një pjesë jo të vogël të shqiptarëve. Këtë e tregon dhe një studim i fundit i Euromonitor International, ku shqiptarët renditen të fundit në kontinent për sa i përket higjenës orale.

Për të diskutuar mbi kujdesin për veten, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, deputetja Lajla Përnaska, gazetari Lorenc Vangjeli, sportistja Klodiana Shala, gazetarja Fjodora Fjora, ekspertja e parfumeve Alda Prodani, dietologia Rolina Naço dhe prezantuesi Arjon Muça./tvklan.al