Një kukull e rrallë që portretizon Mbretëreshën Elizabeth II dhe nuk pëlqehej nga nëna e saj do të dalë në ankand. Nëna e Mbretëreshës nuk e miratoi kurrë kukullën pasi sipas saj dukej “shumë topolake”.

Lodra është e prodhuar nga dy gjermanë dhe do të shitet së bashku me etiketën e saj origjinale me një koleksion prej 500 kukullash të tjera. Një nga përfaqësuesit e ankandit është shprehur se koleksioni vlen 40 000-60 000 paund.

Kukulla e Mbretëreshës është vlerësuar 500-800  paund, por nuk u aprovua kurrë nga nëna e saj dhe nuk u shit në masë. Ndonëse e frymëzuar nga një fotografi e njohur, për të dukej “shumë buçko” dhe nuk e pëlqente aspak.

Pronarja e koleksionit vdiq në vitin 2019 në moshën 95-vjeçare duke lënë pas këto kukulla delikate të bëra prej porcelani pa shkëlqyes, për të cilat qepte veshje. Të gjitha variojnë në madhësi, ndërsa pritet kukulla që do shitet më shtrenjtë do të arrijë vlerën e 2000-3000 paund./tvklan.al