Mbrojtësi kuqezi ishte titullar në humbjen turpëruese të verdhekuqve kundër Bodo Glimt

Jose Mourinho mori përsipër fajin në humbjen tronditëse që Roma pësoi nga Bodo Glimt në Conference League, por ai shtoi se në stol nuk ka futbollistë cilësorë.

Kritikat më të mëdha janë për repartin mbrojtës, ku titullar ishte edhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla.

Tekniku portugez edhe më herët ka vënë në dyshim aftësitë e mbrojtësve Bryan Reynolds, Riccardo Calafiori dhe Marash Kumbulla, e që të tre ishin në fushë në sfidën në transfertë e zhgënjyen shumë.

Futbollisti i përfaqësueses shqitpare mori vlerësime negative edhe nga mediat italiane për lojën e tij.

“Unë jam ai që përzgjodha ekipin, kështu që përgjegjësia është e imja. E bëra me qëllime të mira për t’u dhënë mundësi atye që punojnë fort dhe gjithashtu që t’u jepja mundësinë që të pushonin disa djemve. Ne humbëm ndaj një skuadre me shumë cilësi, kaq e thjeshtë është”.

Ka diferencë të madhe mes titullarëve dhe stolit. Çdo humbje lë shenjë. Pozitivja është se nuk do të më pyesin më se përse luajnë gjithnjë të njëjtët lojtarë”.

Kjo ishte një nga humbjet më të sikletshme në karrierën e teknikut portugez. Nga 1008 ndeshje në stol, kjo është hera e parë që një ekip nën menaxhimin e tij pëson gjashtë gola.

Klan News