Me interes pritet përballja mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, sfidë tepër e rëndësishme për fatet e tyre në këtë turne. Për vlonjatët që militojnë në Kategorinë e Dytë, dueli me shkodranët është çështje prestigji.

Dritan Resuli: Na kishin munguar sfida të tilla me skuadrat e mëdha. Do të shkojmë pa presion se nuk e kemi objektiv fitimin e kupës por pse të mos shkojmë sa më larg. Nuk do jemi inferiorë.

Në Shkodër, Kupa shihet si kompeticioni më i lehtë për të siguruar një vend në Kupat e Europës në fund të sezonit.

Esin Hakaj: Kështu duket në letër, por nuk ka ndonjë ndeshje të lehtë. Do e vlerësojmë dhe duam fitoren për të kalu në turin tjetër. Ndoshta është momenti të rikthehemi tekfitoret dhe të vazhdojmë po ashtu në kampionat.

Ndeshja tjetër e së mërkurës e vlefshme për çerekfinalet e kupës është ajo mes Egnatias dhe Laçit.

Klan News