Kryeministri pritet nga Begaj dhe Nikolla
Pas takimit të Ohrit mbi procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Kryeministri Albin Kurti të dielën do të zhvillojë disa takime pune në Tiranë me drejtuesit e lartë të institucioneve. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.
Mesohet se Kryeministri i Kosovës do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj. Ndërsa mes dy Kryeministrave Kurti dhe Rama do të ketë një drekë pune ne vilën qeveritare 30 në Tiranë.
Kryeministri i Kosovës më herët do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit.
Mes dy qeverive ka pasur disa mbledhje të përbashkëta, ndërsa në Nëntor të vitit të kaluar u mbajt mbledhje solemne e dy Parlamenteve me rasti 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Tv Klan