BE nis përpjekjet për një pakt mes Serbisë dhe Kosovës

Pas disa javë tensionesh dhe deklaratash që lëshuan nga Prishtina dhe Beogradi për vendimin e reciprocitetit për targat e letërnjoftimet, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u ulën në një tryezën me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përballja Kurtit dhe Vuçiç u zhvillua ne prezencë të komisionierit për Politikën e Jashtme, Josef Borell dhe emisarit të BE-së për Ballkanin, Miroslav Lajçak.

Fillimisht pati takime të ndara të Borrell me Vuçiç dhe Kurtin. Para nisjes së negociatave zyrtari i lartë i BE-së dha të këtë mesazh.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibël dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”.

Takimi që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po ndiqet me interes dhe nga SHBA, edhe pse nuk pjesë në bisedimet indirekte.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi trepalësh  BE-Kosove-Serbi ka përfunduar pa nxjerrë ndonjë konkluzion konkret. Ndërsa siç mëson Radio Evropa e Lirë, do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Tv Klan