Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve prej tajfunit Yagi në veri të Vietnamit. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni i kanë marrë jetën të paktën 127 njerëzve ndërsa 764 persona të tjerë janë lënduar e 54 rezultojnë ende të zhdukur.

Më shumë se 59,000 njerëz janë detyruar të brakstisin shtëpitë e tyre të cilat janë në pushtetin e ujit. Rreth 4,600 ushtarë janë angazhuar për të ndihmuar të prekurit të evakuohen nga përmbytjet. Shumë prej të prekurve kanë humbur gjithçka.

Mes tyre është edhe kjo pronare e një restoranti në Vietnam e cila pas COVID-19 investoi në rinovimin e restorantit të saj për të mirëpritur turistët me paratë që mori hua nga miqtë dhe të afërmit.

“Kam mbetur me duar bosh sepse kam marrë para borxh për të investuar në këtë vend. Unë ende nuk e kam shlyer borxhin e vjetër, dhe tani me këtë që ka ndodhur nuk më ka mbetur asgjë. Nuk doja të qaja, por nuk mund të përmbahem sepse më trishton shumë.”

Përmbytjet në kryeqytet, Hanoi, kanë arritur nivele që nuk janë parë që nga viti 2008 dhe sipas sinoptikanëve nuk ka ende shenja përmërsimi të situatës në ditët në vijim.

Qeveria nuk ka dhënë ende vlerësime për koston e dëmeve të shkaktuara nga tajfuni, por banorët në qytetet bregdetare të Haiphong dhe Quang Ninh, ku stuhia goditi fillimisht Vietnamin.

Klan News