Artan SantoBankieri Artan Santo është një emër i njohur në fushën e biznesit.  Prej vitit 2003 mbante postin e drejtorit ekzekutiv të Bankës Credins ku ishte dhe bashkëpronar në bankën e parë me kapital 100 për qind shqiptar.

Eksperienca e tij si drejtues i institucioneve financiare ka nisur që pas mbarimit të shkollës në vitin 1983 ku u emërua kryerevizor në ndërmarrjen tregëtare industriale.

Në vitin 1984 Santo  punon në Institutin e Studimeve Ekonomike, në sektorin e ekonomisë botërore në rolin e bashkëpunëtorit tekniko-shkencor dhe qëndron në atë pozicion për rreth 5 vjet.

Në vitet 90-91’  punon si zv/drejtor i Drejtorisë së Jashtme në Bankën e Shtetit Shqiptar, ndërsa pas kësaj detyre mban disa poste në Bankën e Kursimeve për tu emëruar në vitin 1997 si drejtor i përgjithshëm i saj.

Pas kësaj eksperience Santo emërohet drejtor krediti në institucionin financiar Credins dhe prej vitit 2003 mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të kësaj banke.

Artan Santo ishte bashkëpronar i medias “Focus Group” dhe “TV Scan”.

58 vjeçari i lindur në Tiranë ishte martuar dhe babai i dy fëmijëve.

TV KLAN