“Të  gjithë nxënësit janë transferuar dhe vijojnë rregullisht procesin mësimor

Mbylla e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit i “Turgut Ozal” për ministren e arsimit Evis Kushi është çështje e perfunduar sepse për këto institucione është shprehur edhe drejtësia.

“Gjykata e ka thënë fjalën e parë, edhe në rastin e kopshtit edhe në rastin e shkollës duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Ministrave për mbylljen e këtyre dy institucioneve”, ka thënë Kushi.

Ministrja Kushi tha se janë marrë të gjitha masat për transferimin e 159 nxënëseve në institucione të tjera.

“103 prej tyre në kanë filluar mësimin në Turgut Ozal Durrës, 51 në “Turgut Ozal” Tiranë, 2 në gjimnazin Elite Tiranë, 1 në Kristaq Rama, 1 në Gjimnazin Raqi Qirinxhi, 1 në Gjimnazi Fuat Ballabani Bilisht. Sepse që të gjithë tashmë janë sistemuar, dhe po vijojnë mësimin si nxënësit e tjerë”, ka thënë Kushi.

Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë se ka marrë vendim politik, të ndikuar nga pala turke, për shkak se shkolla “Mehmet Akif” është pjesë e fondacionit Gylistan, ndërsa minsitrja e cilësoi vendimmarrje administrative.

Klan News