Lady-Gaga-in-American-Horror-Story

Lady Gaga për herë të parë ka folur hapur në lidhje me problemet e saj. Këngëtarja është shprehur se roli i parë në aktrim, e ka ndihmuar atë në betejën me problemet mendore.

Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, merr prej vitesh mjekime kundër depresionit dhe ankthit, por roli në serialin televiziv “American Horror Story: Hotel”, ka qenë i pakrahasueshëm në betejën kundër tyre.

Ajo ka thënë për gazetën “The Sun” se: “Tashmë jam një aktore dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Jam munduar prej kohësh që të lë mjekimet, por doktori im gjithmonë më thotë jo, sepse nuk është e sigurt për mua.”

“Jam përpjekur shumë, por ka diçka në aktrim që më ka ndihmuar shumë. Tashmë jam Stafani-Gaga hibrid dhe dua të njoh veten time.”

E kush e mendonte se aktrimi dhe jo kënga, do të ishte kaq i rëndësishëm në jetën e këngëtares./tvklan.al