Organizata ekstremiste HAMAS u hakmuor sot në një rrugë në afërsi të Rripit të Gazës. Janë shënuar dy viktima. Atentati u provokua nga një bombë e vendosur pranë një autobusi i cili po transportonte një grup fëmijësh për në shkollë. Njetanjahu u shpreh se kjo që ndodhi nuk do ta prishë marrëveshjen e paqes që u nënshkrua kohë më parë.

Pinocet u transportua sot nga një klinikë private në një publike në afërsi të Londrës. Lëvizja e tij u bë në masa të rrepta sigurie. Në Kili të gjithë janë në mbështetje të diktatorit dhe kjo gjë shihet mjaft qartë në titujt kryesorë të gazetave që i urojnë fitore e lirim të shpejtë. Shkrimtarja Izabel Alende shprehet se ka besim tek ai.

Austronauti Xhon Glein po përgatitet për një fluturim kozmik që do ta kryejë së shpejti në hapërsirë bashkë me ekuipazhin e tij. Në këtë udhëtim merr pjesë dhe presidenti i SHBA , Bill Klinton.

Pamje nga sulmi në Rripin e Gazës, policia, ambulanca në vendngjarje. Londër policia transferon Pinocet me ambulancë, shkrimtarja Izabel Alende. Austronauti Xhon Glein dhe ekuipazhi, anije kozmike nisja./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori