lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Gjykata lë në qeli dy dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi. Prokuroria zbut akuzat për të ndaluarit

Do të qëndrojnë në burg pa afat dy personat e arrestuar për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Prokuroria zbuti akuzat nga “vrasje në tentativë”, në “plagosje e rëndë”, ndersa Dritan Nano dhe Dorian Alia mohuan që sulmi të ishte i planifikuar.

Brenda verës rriten pagat në pushtetin vendor. Mazniku: Të ristrukturohen stafet

Brenda kësaj vere do të ketë një rritje të pagave për punonjësit e bashkive në të gjithë vendin. Ministri i pushtetit vendor Arbjan Mazniku kërkoi nga drejtuesit e bashkive që të ristrukturojnë stafet në funksion të shërbimeve për qytetarët.

Urgjenca po përdor motoambulancat. Përgjysmon kohën e mbërritjes në vendngjarje

Shërbimi i urgjencës do të ofrohet edhe me motoambulancë. Synimi është përgjysmimi i kohës së mbërritjes në vendin e ngjarjes apo tek pacienti. Projekti do të nisë në Tiranë për t’u shtrirë me pas edhe në zonat bregdetare gjatë sezonit veror.

I nxehti afrikan prek Shqipërinë, temperatura deri në 37 gradë

Fillimi i qershorit do të sjellë në vendin tonë të nxehtin afrikan. Sinoptikanët parashikojnë që në ditët në vijim temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë. Temperaturat më të larta do i përjetojë ultësira perëndimore si dhe zonat bregdetare.

Hamasi i përgjigjet pozitivisht planit për Gazen. Izraeli: Në luftë derisa të arrihet qëllimi

Sfida me Lihtenshtejnin, kombëtarja stërvitet në Austri. Grupit i mungon vetëm kapiteni Gjimshiti

13 ditë nga nisja e Kampionatit Europian, Kombëtarja nis përgatitjet në Austri, për sfidat miqësore me Lihtenshtejnin dhe Azerbajxhanin. Kapiteni Berat Gjimshiti është lojtari i fundit që pritet t’i bashkohet grupit kuqezi.

/tvklan.al