Spiker: Reis Çiço

Headlines 1 Shtator 2024

Rama mbledh qeverinë në Dajt, mbi tetë orë diskutime për prioritetet e qeverisjes e zgjedhjet parlamentare

Për më shumë se tetë orë zgjati mbledhja informale e qeverisë në vilën qeveritare në Dajt. Në takimin morën pjesë edhe drejtuesit të PS dhe grupit parlamentar, me fokus ishin prioritetet e qeverisjes dhe zgjedhjet e ardhshme.

Trafik armësh nga Kosova me “Snapchat”. Të arrestuarit zbulojnë furnizuesin me pseudonimin “Kanita”

Të arrestuarit për trafikun e armëve me autobus nga Kosova kanë rrëfyer se pistoletat i blinin tek një person me nofkën “KANITA” me të cilin komunikonin në “SNAPCHAT”. Ata kanë dëshmuar se në Tiranë armët i merrte një person me emrin Kristo.

Turizmi i organizuar, kontratat të mbyllura deri në Tetor. Kërkesa për hotele, më e larte se oferta

Të gjitha njësitë hoteliere në vendin tonë që ofrojnë mundësi për turizëm të organizuar janë të prenotuar deri në tetor. Drejtuesit e Unionit Turistik thonë se për kete lloj turizmi kërkesa është më e lartë se oferta.

1 në 3 djem, marrëdhënie seksuale që 15 vjeç. Ekspertët: Shqetesues, mospërdorimi i masave mbrojtëse

1 në çdo 3 djem në vend tonë përfshihen në marrëdhënie seksuale që në moshën 15-vjeccare. Ajo që shqetëson ekspertët është se vendi ynë renditet në krye të vendeve europiane për nivelin e ulët të përdorimit të masave mbrojtëse.

Gjetja e 6 pengjeve të pajetë në Gaza, protesta masive e grevë kundër Netanjahut

Ushtria izraelite gjeti në Gazën Jugore trupat e pajetë të 6 pengjeve. Kjo ka shkaktuar protesta në Tel Aviv, ndërsa një grevë e përgjithshme mbahet të hënën si presion ndaj qeverisë për arritjen e marrëveshjes me Hamasin për pengjet.