Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Plehrat mbytin rrugën Orikum – Himarë. Reklamë negative për turizmin, autoritetet s’reagojnë

Mbetjet urbane dalin ne asfaltin e rruges Orikum – Himare, duke u shnderruar ne nje shqetesim te padurueshem per banoret dhe turiste e shumte qe frekuentojne plazhet e jugut dhe duke u shnderruar ne reklamen me negative per Shqiperine turistike. Ndonese u paralajmeruan disa muaj me pare, autoritetet nuk reagojne.

Shtohet vdekjet nga tumoret në Shqipëri Instat: Në vitin 2023 u rritën me 3.2 përqind

Ndotja e mjedisit eshte nje nder faktoret kryesore te tumoreve. Sipas te dhenave te INSTAT, fatalitetet nga kanceri ne Shqipëri pësuan nje rritje me 3.2 perqind ne vitin 2023, ndonese pati me pak humbje jete nga semundshmeria ne përgjithësi.

Samiti historik i NATO-s, Biden pret krerët e shteteve anëtare. Sistem mbrojtje për Ukrainën

Gjykata kushtetuese: Parlamenti të zbatojë vendimin tonë për mandatin e Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese i kërkoi sërish sot Kuvendit të zbatojë vendimin e saj dhe të dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Kushtetuesja rrëzoi edhe kërkesën e mazhoramcës së për t’iu drejtuar Venecias për këtë çështje.

Bien transaksionet në euro. Në 6 muajt e parë u transferuan 2.35 miliardë euro

Banka e Shqipërisë raporton një luhatje të lehtë si në numër ashtu edhe në vlerë të transaksioneve të kryera në euro. Sipas ekspertëve kjo ka ardhur për shkak të pasigurisë që ka krijuar kursi i monedhës europiane në tregun valutor.

Rikthehet mesatarja për studentët e degëve prioritare. Ata me mbi 8 marrin 40 mijë lekë

Qeveria ndryshon kriteret për dhënien e mbështetjes financiare për studentët e degëve prioritare. Në bazë të rregullave të reja, bursën prej 40 mijë lekësh në muaj do ta marrin vetëm studentët që do të mbajnë mesataren e studimit mbi notën 8.

Spanja, finalistja e parë e “Euro 2024”. Sonte sfida mes Anglisë e Holandës

Spanja fitoi ndaj Francës mbrëmjen e së martës dhe siguroi finalen e Europianit. Francezët thanë pas takimit se iberikët e merituan fitoren. Sot në mbrëmje në ekranin e Tv Klan përcaktohet finalisti i dytë në sfidën mes Holandës dhe Anglisë.

/tvklan.al