Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Gusht 2024

Dudaev rishkruan historinë në Paris. Shqiperia, 2 medalje bronzi në Olimpiadë

Shqipëria ka marrë sot edhe medaljen e dytë në Lojërat Olimpike të Parisit, të parat në historinë e sportit tonë. Mundësi 29-vjeçar Islam Dudajev mori medalje bronzi në peshën deri 65 kilogramë duke rishkruar historinë.

Rama: Gjuhëjashtët nuk i gëzohen suksesit të Shqipërisë. Talentet nuk na i merr më Greqia

Kritikët për medaljet e Shqipërisë në Olimpiadë, kryeministri Rama i ka quajtur gjuhëjashtë që nuk i gëzohen dot suksesit të vendit tonë.  Rama thotë se talentet tona nuk i merr më Greqia ndërsa të huajt tani vijnë të garojnë për ngjyrat kuqezi.

“Vanity Fair”: Shqipëria, destinacion i kësaj vere. E lehtë për t’u arritur, ka shumë për të zbuluar

Revista e njohur “Vanity Fair” në gjuhën italiane i ka kushtuar vëmendje turizmit shqiptar duke e konsideruar vendin tonë si destinacionin e kësaj vere. Në një reportazh të saj thuhet se vendi është i lehtë për t’u arritur dhe ka shumë për të zbuluar.

Hapet pas 32 vitesh tuneli i Porto Palermos. Do të kthehet në një destinacion turistik

Është hapur pas 32 vitesh tuneli ushtarak i Porto Palermos.

Kryeministri Edi Rama thotë se synimi është kthimi i tij në një destinacion turistik me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake dhe krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë.

U dyshua si vdekje aksidentale, por 42-vjeçari në Pogradec u vra

U raportua se ndërroi jetë aksidentalisht, por hetimet zbuluan se ishte një vrasje. Një 42-vjecar në Pogradec ndërroi jetë pasi u godit me grushte nga një person pranë një lokali. Në pranga u vu autori dhe 3 persona që nuk treguan për ngjarjen.

Trump: Irani po ndërhyn në fushatën time. Hakerat e tyre kanë vjedhur e-maile të brendshme

Donald Tramp akuzon Iranin se po ndërhyn në fushatën e tij presidenciale. Sipas zyrës së tij, hakera iranianë kanë ndërhyrë në e-mailet e brendshme ku kanë marrë materiale me qëllim dëmtimin në zgjedhjet e nëntorit.

/tvklan.al