Spiker: Redi Prifti

Rama nis nesër në Athinë turin e diasporës. 7 mijë. Emigrantë pritet të jenë në “Christmas Theater”

Kryeministri Edi Rama nis nesër nga Athina turin e tij me shqiptarët në diasporë. Takimi në kryeqytetin grek do të mbahet në një sallë me 7 mijë vende ku përveç fjalimeve nuk do të mungojnë edhe elementet e spektaklit.

Publikohet strategjia për rikthimin e shqiptarëve. Lehtësi për investimet dhe njohje e kualifikimeve

Publikohet strategjia e qeverisë që do të synojë kthimin e shqiparëve në vend. Për ata që do të duan të invesojnë do të ketë lehtësi ndërsa parashikohen edhe njohje e diplomave dhe kualifikimeve të marra jashtë vendit.

Dëshmia e shoqes së dy ukrainaseve qe u gjeten të vdekura te “Selvia”: Festuan me alkool e ilaçe

Policia ka marrë dëshminë e shoqes së dy vajzave ukrainase që u gjetën të pajeta në Tiranë. Ajo ka thënë se vajzat festuan me alkool dhe medikamente deri në orët e para të mëngjesit dhe vetëm kur është zgjuar ka parë se ato kishin humbur jetën.

Ali Ahmeti, kritika Kurtit: Masat ndaj Kosovës, alarm për qeverinë. Prishtinës i duhen miq në SHBA e BE

Për kreun e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti masat që BE dhe SHBA i kanë vënë Kosovës duhet të jenë një alarm për qeverinë e Albin Kurtit. Ai thotë se pa partnerët ndërkombëtarë, Kosova nuk mund të ecë përpara.

Kylian Mbappé drejt Real Madrid. Do të prezantohet zyrtarisht pas finales së Champions

Pas njoftimit për largimin nga PSG, Kilian Mbape pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madrid, por vetëm pas finales së Champions League. Futbollisti do të jetë pjesë edhe e kombëtares franceze në Lojërat Olimpike të Parisit./tvklan.al