lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Vrasja e efektivit të policisë në Fier, Renea e FNSH vijojnë kërkimet për autorin e krimit

Vijon operacioni i policisë, Forcave te Ndërhyrjes se Shpejte dhe RENEA-s për kapjen e autorit te vrasjes se efektivit te policisë se Fierit, Nevruz Cenalia. Kërkimet janë përqendruar ne zonën e Apolonisë, pas te dhënave se vrasësi fshihet aty.

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri te Oltion Bistrit. Ish -shefi i operacionales, me 10 shtëpi e 18 dyqane

Gjykata e Posaçme sekuestron me kërkesë te SPAK 3 milionë euro pasuri te ish-shefit te Operacionales, Oltion Bistri, i arrestuar i pjese e dosjes “Metamorfoza”. Ai rezulton se kishte 10 shtëpi dhe 18 dyqane ne emër të të afërmve te tij.

Kryeprokurori: Tirana, me kriminalitetin më të lartë. Kukesi e Dibra, me më pak procedime

Tirana mbetet qyteti me kriminalitetin më të lartë, ndërsa Kukësi e Dibra patën procedimet më të ulëta penale për vitin 2023. Të dhënat u bënë publike në parlament, gjatë prezantimit te raportit vjetor nga kryeprokurori Olsian Çela.

Rama: Shqipëria, gati për në BE brenda vitit 2030. Varhelyi: Vendet e ballkanit, anëtare brenda 5 viteve

Kryeministri Rama deklaroi në një interviste për emisionin “Opinion” se Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në BE në vitin 2030. Komisioneri Varheji thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë anëtare te Unionit brenda 5 vitesh.

Lindshmëria vijon rënien në Shqipëri, Instat: 4.3 % më pak se në 2022, por shtesa natyrore është pozitive

Lindshmëria vijon të pësojë rënie ne Shqipëri. Sipas një raporti të fundit të Institutit te Statistikave, në 3 muajt e parë të këtij viti pati 6.8% më pak fëmijë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Negative mbetet edhe shtesa natyrore e popullsisë.

Rritet sasia e energjisë së prodhuar nga dielli, parqet fotovoltaike dhanë kontributin më të lartë

Energjia e prodhuar nga fotovoltaikët shënoi rritje edhe gjate 3 mujorit te parë të këtij viti. Enti Rregullator i Energjisë thotë se parqet fotovoltaike dhanë kontributin kryesor, por ndikim të madh kanë edhe impiantet e instaluara nga bizneset.

Shqipëri – Itali, në stadium për të parë ndeshjen në krah të Totti-t. Një kompani bastesh hap sfidën e veçantë për tifozët

/tvklan.al