#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 18 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Brikena Prifti

Headlines 18 Shtator 2022

Homazhet e fundit për Mbretëreshën, nesër Ceremonia mortore. Marrin pjesë mbi 500 personalitete

Britanikët, por jo vetëm, po i bëjnë sot nderimet e fundit Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, para se ajo të përcillet nesër në banesën e fundit. Gazetari Blendi Fevziu raporton nga Londra se në ceremoninë mortore do të marrin pjesë më shumë se 500 lider botëror  

Shqipëria deporton gazetarin turk. Kërkohej si pjesë e një organizate kriminale. Avokati: U shkel ligji

Autoritetet policore shqiptare kanë dorëzuar te homologët e tyre turq gazetarin Ahmet Olur, i cili kërkohej si pjesë e një organizate kriminale. Por avokati i tij thotë se në procedurën e deportimit është shkelur ligji.

Të miturit në timon, 54 raste të evidentuara në 2022. Policia rrugore: Janë burim aksidenti

Një numër gjithnjë e më i madh të miturish po drejtojnë automjete, duke u kthyer në një burim aksidentesh. Policia thonë se vetëm këtë vit janë evidentuar mbi 50 raste duke drejtuar makina dhe mbi 250 raste duke i dhene motorave

Degët prioritare, pa interes. Ulen ndjeshëm

regjistrimet në mësuesi, rrezikon të mbyllet fizika

Bursa prej 30 mijë lekë në muaj, nuk ka mundur të josh maturantët për të ndjekur degët prioritare. Shumë prej programeve të mësuesisë kanë një numër më të vogël regjistrimesh, ndërsa degë si fizika dhe kimia rrezikojnë të mbyllen

BE kërkon ngrirjen e fondeve për Hungarinë. Pezullim i 7,5 mld eurove, deri në realizimin e reformave

Konflikti mes BE dhe qeverisë së Viktor Orban ka detyruar Brukselin që të propozojë pezullimin e 7.5 miliardë fonde për Hungarinë. Budapestit i është vënë si kusht realizimi i reformave ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Shqipëria, kampionë bote në mundje. Abakarov: I kënaqur për medaljen, tani synim është olimpiada

Shqipëria shpallet kampione e botës në mundje në kampionatin që u mbajt në Beograd. Kampioni Zelimkan Abakarov thotë se është shumë i kënaqur që arriti të marrë mendjalen e artë dhe se tashmë kërkon suksesin olimpik.