Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 21 Gusht 2024

Mbetjet toksike drejt Tajlandës, prokuroria nis hetimet. MTM: Nuk kemi dhënë autorizim për eksport

Prokuroria nis hetimet për transportin e mbi 800 tonë mbetje toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Ministria e Mjedisit thote se nuk ka dhënë autorizim për eksportin e tyre dhe se kompania nuk ka paraqitur asnjë të dhënë mbi destinacionin e ngarkesës

Spak sekuestron pasuritë e Beqajt dhe 5 të tjerëve. Ish-ministri, nën hetim për abuzimet me fondet e saspac

SPAK vendos nën sekuestro disa llogari bankare, makina dhe aksione në kompani private të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 5 bashkëpunëtorëve të tij. Ish-ministri akuzohet për korrupsion e fshehje pasurie duke abuzuar me fondet e Saspak.

Vetëdorëzohet ish-polici që plagosi Lorenc Kostën. Ish-efektivi e ndoqi 45-vjeçarin ditë e ngjarjes

Problemet gjeologjike vonojnë tunelin e Murrizit. Balluku: Shpresojmë për hapjen e tij në fund të vitit

Në tunelin e Murrizit po punohet intensivisht, por problemet gjeologjike janë bërë problem për përfundimin e projektit. Atje ishte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e cila tha se shpresonte që investimi të përfundonte deri në fund të vitit.

Mediat italiane rekomandojnë 10 plazhet më të mira të bregdetit shqiptar

Në mediat italiane vijon jehona e sugjerimeve për bregdetin shqiptar. Revista “Si Viaxha” ka rekomanduar 10 plazhet më të mira duke nisur nga Vlora deri në Ksamil. Për Shqiëprinë thuhet se po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor.

Hovenier: Qeveria “Kurti” po ndikon në cilësinë e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara ngrenë shqetësimin se disa veprime të qeverisë së Kosovës kanë dëmtuar cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ambasadori Hovenier i ka bërë thirrje Kurtit t’i kthehet angazhimit konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë.

Armando Broja drejt kalimit tek Ipswich Town. Sulmuesi do të qëndrojë në huazim

Armando Broja do të luajë sezonin e ardhshëm tek Ipsuiç Toun në një formulë huazimi. Ky klub ka detyrimin ta blejë sulmuesin e Çelsit dhe kombëtares shqiptare nëse siguron qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm.