Spiker: Redi Prifti

Headlines 20 Gusht 2024

Dalin pamjet e plagosjes së Lorenc Kostës në Tiranë. Dëshmon djali i autorit: Më kerkoi ta takoja

Dalin pamjet e plagosjes me armë zjarri të Lorenc Kostës nga një efektiv policie ditën e djeshme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Tv Klan zbardh dëshminë e djalit të autorit, i cili u ka rrëfyer hetuesve se e shoqëroi babain pas krimit deri ne zonen e Freskut

Vrasja e dyfishtë në Velipoje, në pranga 2 persona që ndihmuan autorët e ngjarjes

Policia vuri sot në pranga dy punonjës të hotelit në Velipojë, pronarët e të cilit vranë një ditë më parë dy të rinj. Publikohen pamjet e sherrit të 28 qershorit që shënoi zanafillën e konfliktit që mbrëmjen e djeshme përfundoi me dy të vrarë.

TF1: Shqipëria, Eldorado e turizmit europian. edhe mediat greke, jehonë rivierës shqiptare

“Një Eldorado të turizmit europian” e ka konsideruar televizioni i njohur francez TF1 vendin tonë në një reportazh të posaçëm ku vlerësohet bumi turistik që po njeh Shqipëria. Edhe mediat greke i kanë bërë jehonë rivierës shqiptare.

Vizitorët po qëndrojnë më gjatë në Shqipëri. INSTAT: 40% më shumë turistë në Qershor

INSTAT zbulon se turistët e huaj po qëndrojnë më gjatë në vendin tonë pasi numri i netqëndrimeve u rrit me 35.5% në qershor. Zonat bregdetare kanë pasur fluksin më të madh të vizitorëve që kanë qenë 40% më shumë se një vit më parë.

Biden mban fjalimin e lamtumirës: Tërheqja nga gara, vendimi më i mirë i karrierës

Demokratët nisën në Çikago, konventën 4-ditore ku do të zyrtarizohet kandidatura e Kamala Herrisit për presidente. Në ditën e parë foli edhe presidenti Xho Bajden, i cili tha se vendimi për të lënë garën ishte më i miri i karrierës së tij.

Ekskluzive/ Sylvinho: Tani Synojme botërorin. Trajneri rrëfen në Tv Klan, europianin dhe rinovimin

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Tv Klan eksperiencën në europian dhe rinovimin e kontratës me kuqezinjtë. Tekniku thotë se tashmë synimi është kualifikimi i kuqezinjve në botërorin e ardhshëm.