Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 korrik 2024

3 të vrarë dhe 1 i plagosur në Memaliaj. Mes viktimave, babai i Adriatik Kalemit. Dyshohet për hakmarrje

3 persona humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Mes viktimave është edhe babai i Adriatik Kalemit, i përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Motiv dyshohet hakmarrja

52% më shumë turiste kulturor në 6 muaj. Siti më i vizituar, kalaja e Gjirokastrës

499 mijë persona kanë vizituar në 6 muajt e parë muzetë, sitet dhe parqet arkeologjike në vendin tonë, duke shënuar një rritje me 52 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Vendin e parë e zë kalaja e Gjirokastrës.

Rritet kërkesa për kredi. Bankat shtrengojnë kushtet e huamarrjes për individët

Rrritet sërish kërkesa për kredi, por bankat e nivelit të dytë po preferojnë më tepër financimin e bizneseve dhe më pak individët. Sipas Bankës së Shqipërisë shkak është bërë aftësia shlyese e huave nga qytetarët.

Rritet rezistenca ndaj antibiotikëve. Specialistet: Nga keqpërdorimi në mjekim dhe industrinë ushqimore

Gjithnjë e më shumë antibiotikët nuk po japin efektin e duhur ndaj sëmundjeve të ndryshme. Sipas ekspertëve kjo vjen për shkak të keqpërdorimit të tyre në mjekim dhe perdorimi I medikamenteve në industrinë ushqimore dhe veterinare.

Atentati, Trump: Askush nuk më lajmëroi për rrezikun. Sherbimi sekret mund të thoshte mos dil

Donald Tramp ngre dyshime mbi veprimet e shërbimit sekret gjatë atentatit të javës së shkuar ku mbeti i plagosur. Ai thotë se askush nuk e lajmëroi për rrezikun edhe pse pjesëmarrësit ne tubim kishin njoftuar per pranine e nje personi te armatosur.

/tvklan.al